Haziri takon Nuri Seferin e Erzen Rrustemin NULL NULL 04/05/2015 04/05/2015 Lutfi Haziri ka pritur sot në takim dy kampionët e boksit në arenën ndërkombëtare, Nuri Seferin e Erzen Rrustemin. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mirëpritur dy boksierët shqiptarë, Nuri Seferin e Erzen Rrustemin, për të cilët tha se janë shembull i suksesit. “Unë ju falënderoj shumë për vizitën dhe iu them se me sukseset tuaja i bëni nder Gjilanit, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve kudo që janë. Ju uroj shumë suksese dhe shumë ‘breza të artë’ edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Haziri. Njëjtë e falënderuan edhe boksierët, Seferi e Rrustemi kryetarin Haziri, për të cilën thanë se është motiv i punës dhe suksesit të tyre, thuhet në një komunikatë për media nga komuna e Gjilanit.