Haziri: Sot kemi shkuar për të mbyllur marrëveshjen, vendet e Quint-it do kenë rol informues

Haziri: Sot kemi shkuar për të mbyllur marrëveshjen, vendet e Quint-it do kenë rol informues

8 muaj më parë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë që Vetëvendosje në takimin e sotëm, ka theksuar se nuk dëshiron të kthehet prapa në ditën kur nisën bisedimet për koalicion .

“Ne kemi shkuar në takim sot me VV për ta mbyllur këtë marrëveshje. Qëndrimet tona janë konsistente. Dëshirojmë të konfirmojmë që ato kanë bazë.Qëndrimi i VV është të mos ketë kthim mbrapa 26 dhjetorit; gjë që nënkupton që të mos bisedojmë për Kryetarin e Kuvendit për këtë fazë”.

“Kjo është arsyeja që nuk erdhi deri te mbyllja e marrëveshjes. LDK nuk do ketë rol jashtë atij opozitar – ne skemi opsion tjetër”.

“Nuk kemi ndryshuar nga qëndrimi që e kemi konfirmuar. Nuk jemi për rritje të Qeverisë, por nëse Kurtit i duhet për akomodim të minoriteteve është çështje që ne mund ta arsyetojmë”.

Haziri në Zona B në Klan Kosova, tha që vendet e Quint-it në takimin e nesërm mes LDK dhe VV do të kenë më shumë rol informues.

Më shumë roli i tyre do të jetë informues. Vendet e Qunit mund të japin atmosferë pozitive, përndryshe vullneti politik edhe nga ana jonë edhe VV është konfirmuar e që është për marrëveshje të përbashkët”.