Haziri: Sipas të gjitha gjasave, së shpejti do të ketë një takim Kurti-Vuçiq (VIDEO) NULL NULL 07.02.2023 23:32 07.02.2023 23:32 Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se së shpejti mund të ketë një takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka thënë se deklarata e Kurtit e dhënë me 2 shkurt në Kuvend, ka lënë të nënkuptohet se ai ka bërë një hap përpara drejt dialogut me Serbinë. “Deklarata e tij në Kuvend ka shkaktuar një rrethanë të re dhe një pranim indirekt me kushtëzime në raport me dialogun sepse këtë radhë thelbi që po kërkohet ka të bëjë me Asociacionin. Ndërsa marrëveshja bazë si e tillë është pranuar në nëntor-dhjetor. Kësaj here ai ishte më i qartë”. “Gjuha e tij dhe reagimi në seancë karshi adresimit ndaj deputeteve le të nënkuptohet se ai ka bërë një hap para, e cila sipas të gjitha gjasave do të shkaktojë një takim Kurti- Vuçiq”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Inspektorati i kryeqytetit me aksione për taksitë e paautorizuar dhe autobusët që nuk respektojnë itinerarin e tyre (FOTO) 18 orë më parë