10:42, 30 Shtator 2015

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se gjatë muajit tetor në qytetin që drejton do të ketë aktivitete të shumta që do të promovojnë solidaritet dhe tolerancë në shoqëri.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haziri përmes një shkrimi në facebook, ku thotë se me nismë të tij dhe me përkrahjen e bashkësive fetare të Gjilanit muaji tetor do të jetë “Muaji i Solidaritetit dhe i Tolerancës”.

“Me iniciativën time dhe bashkësive fetare, muaji tetor është shpallur “Muaji i Solidaritetit dhe Tolerancës” në Gjilan. Gjatë këtij muaji do të organizohen debate të ndryshme në funksion të tolerancës dhe solidaritetit, do të organizohen aktivitete kulturore e sportive, sikurse që do të vizitohen objekte të trashëgimisë kulturore dhe fetare. Gjilani është qyteti më tolerant dhe më solidar në Republikën e Kosovës dhe me gjerë. Kjo po dëshmohet vazhdimisht dhe po trumbetohet edhe nga të gjitha organizatat me renome në vend”, ka shkruar Haziri ne Facebook.

Konkurs Pune

Lexo më shumë