Haziri: Qeveria Kurti për dy vjet pati vetëm vendime antikushtetuese - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haziri: Qeveria Kurti për dy vjet pati vetëm vendime antikushtetuese

NULL NULL
09.04.2023 19:13
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Qeveria Kurti brenda dy vjetëve ka bërë vetëm vendime antikushtetuese.

Sipas tij, kjo është tepër shqetësuese, ai kështu u deklarua me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, duke e përmendur 15-vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Kosovës.

“Fatkeqësisht e kemi një Qeveri që brenda dy viteve ka nxjerrë vendime antikushtetuese në disa raste dhe kjo është tepër shqetësuese”.

“Po ashtu, nuk kanë zbatuar një numër të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Politikbërësit duhet ta kenë Kushtetutën si udhërrëfyes për vlerat demokratike e parimet udhëheqëse, ndërkaq qytetarëve u garantohet liria me të drejta të barabarta për secilin”.

“Nuk e harrojmë thirrjen gjithëpopullore nga koha e rezistencës dhe kryengritjes politike: Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë!”, ka thënë Haziri. /Klankosova.tv