Lajmet e fundit

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka adresuar kritika ndaj Policisë së Kosovës gjatë protestës.
Haziri ka pretenduar se policia po u nënshtrohet urdhrave të kryeministrit Albin Kurti, dhe Qeverisë lidhur me çështjen e votimit të ligjit për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Këta (policia) ju nënshtrohen urdhrave të Albin Kurtit edhe të Qeverisë, që nuk e kalon ligjin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar Haziri.
Ai është shprehur se nuk do të lëvizin nga aty, duke thënë se do të vëzhgojnë sjelljen e policisë ndaj tyre.
“Sot kena me i këqyrë në sy secilin prej ktyne këtu, secilin prej tyre, qysh kanë mu sjellë me neve, kur këta janë shumë e na jem pak. S’kena me livritë prej këtu”, është shprehur Haziri./Klankosova.tv