18:51, 27 Maj 2016

Sipas nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, LDK-ja nuk do ta përjashtojë askënd, as të pakënaqurit e partisë madje.

I pyetur në Info Magazine se cili është vendi dhe perspektiva në LDK e deputetëve si Vjosa Osmani e Arben Gashit, të cilët jo rrallë kishin shprehur pakënaqësitë e tyre, sidomos për koalicionin e LDK-së me PDK-në, Haziri ka deklaruar se asnjë nuk përjashtohet nga partia vetëm për shkak të zërit ndryshe.

“Definitivisht LDK-ja do t’i përfshi të gjitha kapacitete intelektuale të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke mos përjashtuar askënd”, ka pohuar Haziri.

“Ndërsa sa u përket listave zgjedhore në LDK, atëherë ajo është çështje e konkurrencës brenda partiake për secilin individ veç e veç”.

Haziri, ka folur edhe për punën e Qeverisë Mustafa.

Ai ka thënë se frika nga arritjet e mëdha të kësaj qeverie kanë bërë që të pengohet ende pa filluar mirë punë.

“Isa Mustafa asnjëherë nuk është lënë të punojë, kjo qeveri është atakuar nga frika e të tjerëve për suksesin e saj. Mirëpo ende ka kohë dhe qeveria ka plane serioze”.

klankosova.tv

 

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë