Haziri ngushëllon familjen e Hajrullahut: Udhëheqës i shëndetësisë, mjek e mik i nderuar

Haziri ngushëllon familjen e Hajrullahut: Udhëheqës i shëndetësisë, mjek e mik i nderuar

NULL NULL
1 month më parë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri u ka shprehur ngushëllime familjes së ish-drejtorit të Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahut, i cili vdiq dje.

Haziri ka thënë se Gjilani ka humbur një person shumë të rëndësishëm, përcjell Klankosova.tv.

”Gjilani sot humbi njeriun e mirë, babain e familjarin, dr. Nysret Hajrullahu. Udhëheqës i shëndetësisë, mjek e mik i nderuar. Ngushëllime familjes e personelit shëndetësor”, shkroi Haziri në facebook.

Haziri shtoi se Gjilani mban zi për luftëtarin për shëndetin publik dhe veprimtarin për liri e pavarësi.