13:48, 28 Nëntor 2016

Më meritorët që ne festojmë të lirë 28 nëntorin janë dëshmorët, heronjtë, martirët dhe viktimat, të  cilët u sakrifikuan për këtë ditë të bardhë, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njofton Klan Kosova.

Ai, bashkë me zyrtarë të tjerë të Komunës, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

“Uroj të gjithë bashkëvendasit dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë këtë festë të madhe të 28 Nëntorit. Ne sot nderojmë të gjithë ata që janë më meritorët, dëshmorët, heronjtë, martirët dhe viktimat, të cilët u sakrifikuan për këtë ditë të bardhë”, ka thënë Haziri.

“Gjilani dhe Anamorava në këtë përvjetor të madh, përveç kryengritjes së madhe të Idriz Seferit, shënon edhe përvjetorin e rëndë të masakrës së Gjilanit dhe kryengritjes së Mulla Idriz Gjilanit”. “Ne do të vazhdojmë t’i përmbyllim këto përvjetore të mëdha, në mënyrë që historia të zbardhet mbi veprën e këtyre patriotëve të mëdhenj, në mënyrë që qytetarët të jenë sa më të njoftuar me aktin sublim. Në këtë ditë të bardhë, uroj vërtetë të ketë harmoni dhe çdo të mirë në çdo familje shqiptare”, ka shtuar Haziri.

Më pas, kryetari i Gjilanit me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe para lapidarit të Agim Ramadanit, tek dëshmorët Nuhi Beridha e Rexhep Mala dhe tek busti i Alban Ajetit.

Displaying varrezat e deshmoreve-lh-28nentor3.jpg

Displaying varrezat e deshmoreve-lh-28nentor2.jpg

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë