19:40, 2 Prill 2020

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri në Ditën Botërore të Autizmit ka thënë se duhet të jemi bashkë gjithmonë, jo vetëm në këtë ditë të shënuar

Ai theksoi se me të gjitha kapacitetet komunale përpiqen që t’i mbështetesin personat me autizëm, duke shtuar se të gjithë qytetarët duhet të trajtohen si të barabartë dhe të dobishëm në shoqëri.

I pari i Gjilanit tha se misioni i të zgjedhurve politikë është që t’i mbrojnë të gjitha kategoritë e shoqërisë – sidomos fëmijët me autizëm duke i trajtuar që në fazën e parë.

Haziri tha se tash e dy vjet në Gjilan është hapur Qendra Psiko-Sociale “Dritë” e cila ofron shërbime për trajtimin e fëmijëve të prekur nga sindromet dhe autizmi.

Konkurs Pune

Lexo më shumë