Haziri: Mustafa do të vlerësojë nëse do të jetë i nominuar për kryeministër (VIDEO) NULL NULL 20/04/2020 20/04/2020 Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se vullneti i strukturave të LDK është dhe ka qenë që Isa Mustafa të jetë i nominuar për kryeministër në dy palë zgjedhjet e kaluara. Për tash ai ka thënë se varet nga vet Mustafa nëse do të jetë Kryeministër i Kosovës. “Do të jetë në vlerësimet e tij si kryetar i LDK-së. Do të jetë në vlerësimet finale edhe të bashkëpunëtorëve të tij. Vullneti i tij do të respektohet nga ana e LDK-së”, ka thënë Haziri, njofton Klan Kosova. “Në dy rastet e kaluara në këto 4 vjet ai u ka dhënë përparësi opsioneve të tjera përtej tij. Është njëri nga liderët e vetëm që ka dalë përtej tij. Asnjë parti nuk ka dalë përtej liderit në asnjë rrethanë”. Haziri në Info Magazine ka theksuar se Mustafa edhe në takimin e sotëm të Kryesisë e ka tejkaluar veten e tij. “Mustafa sot ka dalë mbi emrin e tij duke konsultuar kolegët e tij. Nuk është diskutuar asnjë emër të përveçëm dhe nuk ka qenë çështje në diskutimin e sotëm. Ju garantoj as Avdullah Hoti as Kujtim Shala nuk kanë shprehur aspiratë që e shohin vetëm në krye të Qeverisë që po dizajnohet tash”. “Kemi divizion të madh teknokratësh, ekspertë me nam publike në Kosovë dhe regjion – përtej shqiptarëve. Nuk kam ndërmend të japë emra. Nuk është kolegiale sepse jemi në debat të brendshëm”.
Kosova Vepra artistike e gazetarit të Klan Kosovës, pasuron fondin publik të artit në Kosovë 29 minuta më parë
Shëndet Ekzaminimet e syve mund të ndihmojnë në identifikim për rrezik të demencës te të moshuarit 44 minuta më parë