14:30, 21 Tetor 2015

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një postim të tijin në Facebook, ka thënë se në Madrid, në Kongresin e Partive Popullore Europiane, po sigurojnë mbështetje për Kosovën.

Haziri poashtu ka thënë se bashkë me Kryeministrin Isa Mustafa janë takuar edhe me Komisionerin Johanes Hahn, njofton Klan Kosova.

 

“Në Kongresin e PPE-së në Madrid. LDK po garanton mbështetje të madhe për Kosovën europiane, integrim dhe lëvizje të lirë për qytetarët tanë në Europë.

Ndërkohë, patëm takim edhe me komisionerin për fqinjësinë dhe negociatat e zgjerimit në Bashkimin Europian, Johanes Hahn! LH”

isa

Konkurs Pune

Lexo më shumë