21:38, 10 Nëntor 2017

Kryetari aktual dhe njeriu që po kërkon edhe një tjetër mandat për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë në Magazina Lokale të Klan Kosovës se LDK-ja do ta fitojë edhe këtë mandat në Gjilan, e madje edhe mandate të tjera.

Në debat me kundër-kandidatin e tij, Sami Kurteshin, Haziri tha se 10 vjet ka qeverisur me Gjilanin, por kjo qeverisje do të vazhdojë.

“LDK-ja në Gjilan do t’i bëjë edhe 13 vjet, por edhe 16 vjet qeverisje në Gjilan me emër të zotit”, ka thënë Haziri.

Madje Haziri i ka thënë Kurteshit se “pas lufte shokëve tu ua ka hekë ‘stupcin’, më vonë ua kam hekë nepotizmin dhe detyrën time e kam kryer, tani dua të merrem me infrastrukturë”.

“Infrastruktura e Gjilanit është gjetur komplet e degraduar dhe gjatë këtyre tri vjetëve e kemi përmirësuar dhe integruar. Jemi në ndërtime të rrugëve të shumta, që Gjilanit i japin tregim të ri, tregim të madh”.

“Me programin e pakos për fshatra ne punojmë në mënyrë të organizuar – ujësjellësi, rrugët, trotuaret. Gjilanit i duhet edhe një vit ta përfundojë infrastrukturën në fshatra. Në dy vjetët e ardhme përfundohet infrastruktura e qytetit. Infrastruktura e re do jetë e integruar në rrejte ndër-regjionale dhe ndërkombëtare”.

“Kjo infrastrukturë është e buxhetuar, mjetet janë dhe ne do të vazhdojmë me investime”.

klankosova.tv

 

 

 

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë