9:03, 30 Korrik 2016

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar në një intervistë për Gazetën Zëri se Isa Mustafa i ka falur deputetët e LDK-së që nuk e votuan për t’u zgjedhur kryeministër.

Sipas Hazirit, pavarësisht se shefi i tij në parti kishte deklaruar se nuk do t’i falë ata deputetë të Lidhjes Demokratike që s’ia dhanë besimin, ai tashmë e ka bërë këtë gjë.

Por, kryetari i Komunës së Gjilanit ka pasur ankime në numrin e madh të ministrive brenda Qeverisë.

Haziri ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të reduktojë këtë numër, pasi sipas tij një Qeveri më e vogël do të ishte më efikase.

Kështu do të kurseheshin edhe pare, ka pohuar Haziri në këtë intervistë për gazetën Zëri.

Shkrimi i plotë në Gazetën Zëri.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë