Haziri- kompanive: Kryeni punët, përndryshe do të ndëshkoheni NULL NULL 30.06.2015 10:53 30.06.2015 10:53 Lutfi Haziri ka kërkuar nga kompanitë e ndërtimit të rrugëve në Gjilan që të kryejnë punët respektivisht me kontratat që i kanë nënshkruar me komunën, përndryshe ka ndëshkime dhe shkëputje bashkëpunimi. “Kudo që po punohet, po bëjmë mbikëqyrje të rreptë”. “Rruga Vëllezërit Frashëri dhe Motrat Qiriazi së shpejti do të ndërtohen me të gjitha elementet përcjellëse dhe u bëjë thirrje kompanive që kanë kontratë me Komunën që t’i kryejnë punët sipas kontratës dhe me kohë, përndryshe do të ketë ndëshkime për të papërgjegjshmit dhe shkëputje kontratash”, ka thënë kryetari Haziri. Ai këto komente i bëri sot gjatë vizitave të tij nëpër rrugët që po zhvillohen pune në Gjilan, ku ka marrë pjesë edhe nënkryetari Rexhep Kadriu dhe disa nga drejtorët komunalë, transmeton Rajonipress. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 17 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 23 minuta më parë