Haziri: Koalicioni rival e trajton Kosovën si plaçkë të vetën NULL NULL 06.06.2017 19:02 06.06.2017 19:02 Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Komunës së Gjilanit në një tubim në Përlepnicë ka lavdëruar kandidatët e LDK-së për deputetë dhe pretendentin e kësaj partie për kryeministër, Avdullah Hotin, ndërsa për koalicionin PDK-AAK-Nisma ka thënë se po e cilëson Kosovën si plaçkë të vetën. “Koalicioni rival po e trajton Kosovën si plaçkë të vetën dhe ne këtë nuk kemi me leju. Kryeministri jonë, Avdullah Hoti, do të punojë për Kosovën në tri aspekte: sundimin e ligjit, për ekonominë dhe vendet e reja të punës dhe integrimet euroatlantike”, ka shtuar kreu i LDK-së në Gjilan, njofton Klan Kosova. “Ata që merren me zyrën e prokurimit në Gjilan, unë po ju them qysh keni fytyrë me lypë votë kur 40 veta i keni të akuzuar për krim të organizuar e korrupsion, në krye me ish-kryetarin e Komunës?!”, tha Haziri. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024