Haziri: Këtë muaj e kam shpallur si fushatë me solidaritet 

Haziri: Këtë muaj e kam shpallur si fushatë me solidaritet 

NULL NULL
4 weeks më parë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit Lutfi Haziri, ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë, duke konfirmuar se këtë muaj e ka shpallur si fushatë me solidaritet.

Haziri tha se është i lumtur që po e hap fushatën elektorale me të rinjtë e LDK -së.

“Jam i lumtur që sot po e hap fushatën me të rinjtë, që përfaqësojnë politikën dhe ideologjinë e Gjilanit. Të gjitha gru moshat duhet të kenë prafqësimin në vendimmarrje, sikur sot që është aprovuar Plani Zhvillimor Komunal, për të rinjtë, për grupmoshat dhe jetën e gjithmbarshme në tetë vitet e ardhshme”.

“Këtë muaj e kam shpall fushatë me solidaritet, që domethnë solidaritet me pandeminë, solidaritet me natyrën për ruajtjen e ambientit e për largimin e sa ma shumë mbeturinave, solidaritet ndaj familjeve që kanë nevojë, ndërkaq juve ju bie që të jeni solidarë me studentët, përkundër që ne i kemi dhënë 200 bursa për ta. Jemi duke e zhvilluar programin Social Hub që e kam shumë përzemër, sikurse edhe rinia dhe bujqësia dhe aspekte të tjera. Fëlëmnderit e tashmja dhe e ardhmja jonë”.

Ai pohoi se edhe sektori i sportit e rinisë dhe programet tjera kanë me qenë në fokus, në mandatin e ri.

“Porosia ime është që të mos mësoheni me ju dhanë asgjë, por mësohuni me luftu me marrë vet”.

Në këtë takim kanë diskutuar me kryetarin Haziri edhe kandidatët për asamble, Gentrit Murseli, Diana Toska, Imran Haziri, Leutrim Bllaca, Gresa Avdiu e shumë të tjerë, të cilët e kanë përgëzuar për hapësirën e madhe që u ka dhënë të rinjve në vendimmarrje dhe për projektet e realizuar për rininë e Gjilanit.