Haziri jep detaje për rastin e ri me Covid-19 në Gjilan NULL NULL 26.05.2020 22:37 26.05.2020 22:37 Një rast i ri me koronavirus është shënuar sonte në Gjilan. Pas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, ka reaguar kryetari i Komunës Lutfi Haziri i cili ka dhënë detaje për rastin. Haziri ka shpjeguar se bëhet fjalë për një bashkatdhetar i cili kishte planifikuar që nesër të nisej për Zvicër. Paraprakisht ai kishte kërkuar të testohej, me ç’rast doli pozitiv. Në Gjilan aktualisht janë 21 raste aktive me koronavirus, derisa 10 të tjerë janë shëruar. Njoftimi i plotë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024