Haziri: I kërkova falje Kurtit pasi e quajta “Mr. Bean” NULL NULL 05.12.2019 18:45 05.12.2019 18:45 Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka komentuar çështjen e “Mr. Bean-it”, me të cilin emër i ishte drejtuar Albin Kurtit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit. Sipas tij, me këtë nofkë ai nuk e ka ofenduar, edhe pse më pas thotë se i kishte kërkuar falje. “Nuk ka të bëjë me damkosje nëse i thua ashtu, sepse është sinonim, pra jo për ta njollosur, por për ta mbajtur në mend më mirë”. “Sinonimet edhe simbolet i përdorim në politikë, por në asnjë mënyrë s’e kam bërë që ta ofendoj. Dhe vetëm në një rast e kam përmendur dhe unë i kam kërkuar falje Kurtit. Edhe pse në VV ka pas personalizime karshi autoriteteve publike”, ka deklaruar Haziri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë