Haziri flet për koalicionin e balancuar: VV udhëheqëse e Qeverisë – LDK udhëheqëse e Kuvendit NULL NULL 26.01.2020 17:43 26.01.2020 17:43 Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se një ndarje e drejtë dhe e balancuar e pushtetit mbi parimet e mirëbesimit do të bënte që programi qeverisës, me VV-në udhëheqëse të Qeverisë dhe LDK-në udhëheqëse të Parlamentit, t’i jepnin fuqi koalicionit. Ai në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se një ndarje e tillë do të jepte mirëbesim dhe shkathtësi për t’u përballur me situatën politike, pasi agjenda politike është jashtëzakonisht e rëndë karshi faktorit ndërkombëtar, karshi opozitës së organizuar, karshi Qeverisë së re, transmeton Klan Kosova. “E kaluara në bashkëqeverisje ka dëshmuar qartë se ne jemi gardianë të interesave të kësaj republike përmes LDK-së dhe vetëm përmes LDK-së. Partitë e tjera politike nuk i shohim si armiq, por si rivalë politikë”. “Do të ketë nevojë të punohet 24 orë në ditë e 7 ditë në javë në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve, mërgimtarëve dhe ndërkombëtarëve në republikë”. “Apeloj që të kemi edhe pak durim, sepse këto konsultimet e brendshme na mundësojnë që të eliminojmë çdolloj pengese dhe çdolloj bombe të kurdisur të mandatit 4+”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 9 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 24 minuta më parë