17:12, 15 Shtator 2015

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i është kundërpërgjigjur aksionit të Lëvizjes Vetëvendosje, të zhvilluar në Gjilan.

Ai ka thënë se aksionet e Vetëvendosjes po i sjellin rrënimin pavarësisë së Kosovës, derisa decentralizmi i komunave që ishte bërë sa Haziri ishte ministër e solli pavarësinë e vendit, njofton Klan Kosovës.

“Sa për informatën e individëve të frustruar, të cilët, po e përsëris, s’e kanë kaluar as Llabjanin, e le më të merren dhe kuptojnë politikat nacionale, ‘decentralizimi i Lutës’ e ka sjellë Pavarësinë e Kosovës, ndërkaq ‘Zajednica’ e Vetëvendosjes po e rrënon këtë Pavarësi”, ka shkruar Haziri në llogarinë e tij në Facebook.

‘Duke e kuptuar vokacionin e Vetëvendosjes në qendër, shpresoj që të mos bartet dhuna edhe në Gjilan, në qytetin e demokracisë, sepse aksionet e tilla të dëmtimit të pronës publike janë të papranueshme dhe si të tilla të dënueshme me ligjet e Republikës”, ka shkruar Haziri.

klankosova.tv

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë