15:07, 1 Prill 2020

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se për pesë ditë me radhë në këtë qytet nuk ka asnjë të dyshuar me koronavirus, transmeton Klan Kosova.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook tregoi se deri tani në vetizolim janë pesë shtëpi.

“Po punojmë në menaxhimin e gjendjes në dy binarë. Në rrafshin lokal ka një angazhim të madh për ruajtjen e shëndetit publik në kuadër të Qendrës Operative Emergjente dhe Komitetit të emergjencave”.

“Ndërsa, në rrafshin regjional, po angazhohemi me kryetarët e komunave që ta menaxhojmë situatën sa më mirë, duke mos e lënë daljen e infeksionit jashtë vendbanimeve të caktuara, siç është Topanica”.

“Besojmë shumë që do të shkojmë në ulje të rasteve, por duke respektuar strikt rregullat, me kujdes maksimal”, ka shruar Haziri.

Konkurs Pune

Lexo më shumë