Haziri: 17 shkurti shënon hapin më të madh në histori drejt afrimit shqiptar në Ballkan NULL NULL 16.02.2019 16:12 16.02.2019 16:12 Kuvendi Komunal i Gjilanit, në praninë e personaliteteve dhe mysafirëve të shumtë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria, ku ka marrë pjesë edhe ambasadori Qemajl Minxhozi, sot, në kuadër të shënimit të 11-vjetorit të pavarësisë së vendit, ka zhvilluar ceremoninë e nderimit me titull “Qytetar Nderi” të tri personaliteteve të rëndësishme, profesorit Irakli Koqollari nga Shqipëria, afaristit Fehmi Fetahu si dhe veprimtarit Ilir Mustafa (pos mortum). Lutfi Hazir, kryetar i Komunës, ka thënë me këtë rast se pavarësia e Kosovës, është një akt që shënon sublimimin e kërkesës qytetarëve për të jetuar të barabartë në këtë pjesë të botës dhe shënon hapin më të madh në histori drejt afrimit të shqiptarëve në Ballkan. “Republika jonë dhe unë si kryetar i qytetit të Gjilanit dhe nënshkrues i deklaratës së pavarësisë së Kosovës, jemi të nderuar që sot mund të shohim se ku kemi arritur në këtë rrugëtim, 11 vjet pas pavarësisë, në funksionalizimin e kësaj republike dhe ndërtimin e një jete sa më të mirë”, tha Haziri. Pasi bëri një vështrim mbi rrugëtimin e gjatë të popullit shqiptar për çlirim, që nga koha e kryengritësve të mëdhenj e këndej, Haziri u ndal te periudha e viteve të nëntëdhjeta e këndej, duke thënë se personalisht i përket brezit të Republikës, një lëvizje kjo gjithë popullore e udhëhequr nga Ibrahim Rugova, e deri te organizimi i njësive të para për luftë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 16 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 22 minuta më parë