Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxholli: Serbia është vendi më i pasigurtë dhe më i rrezikshëm për kosovarët

NULL NULL
28.09.2023 21:58
Fatmir Haxholli

Sot, në kufirin Serbi-Kroaci, jetën e humbi një i ri nga Kosova.

19-vjeçari Shqipron Muçiqi, u ther për vdekje nga një emigrant i cili dyshohet se është nga Afganistani.

Lidhur me rastin ka reaguar sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli.

Haxolli tha se Serbia është vendi më i pasigurtë dhe më i rrezikshëm për kosovarët.

“Nuk ka rëndësi çfarë pasaporte keni, nëse flisni shqip, jeni nga Kosova, dhe keni shkelur brenda kufinjëve të këtij vendi, ju keni vendosur jetën tuaj dhe të bashkëudhëtarëve tuaj në lojë!”, tha ai.

Shqipron Muçiqi

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.