Haxhiu: Vetëvendosje ndoshta s’di për takimet, Kurti le ta thotë të vërtetën NULL NULL 13.01.2020 20:41 13.01.2020 20:41 Publicisti Baton Haxhiu insiston në vërtetësinë e deklaratës së dhënë në Info Magazine të Kushtrim Sadikut, në Klan Kosova, se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi janë takuar edhe dy herë të tjera, para takimit zyrtar të 6 janarit, në Presidencën e Kosovës. “Z.Thaçi dhe Z.Kurti janë takuar dy herë. Dhe kanë biseduar gjatë”, ka thënë ai në Info Magazine, duke reaguar në deklaratën e drejtuesit të emisionit se takimi prej katër minutash i Thaçit dhe Kurtit ishte shumë i shkurtër. Pas kësaj ka dalë me qëndrim zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili e ka quajtur gënjeshtër deklaratën e Haxhiut. Në këtë reagim nga Lëvizja Vetëvendosje është përgjigjur publicisti Haxhiu, duke dhënë edhe detaje tjera për dy takimet e “fshehta” të Albin Kurtit me Hashim Thaçin. “Më vjen keq që ky lajm, i cili do të konsiderohej normal në secilin vend të botës, merr kësi reagimesh. S’e di pse kanë frikë nga takimet”. “Para takimit zyrtar kanë ndodhur edhe dy takime tjera. Takimi i parë ka ndodhur me ndërmjetësimin e një institucioni ndërkombëtar. Për hir të korrektësisë nuk dua ta përmend ndërmjetësuesin. Takimi i dytë ka ndodhur me pajtimin e të dyve, pa ndërmjetësim. E kuptoj z.Manxhuka për reagimin e tij. Ai e ka thënë të vërtetën e tij. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje me siguri nuk i ka treguar për këto takime askujt nga partia e tij. Pres nga Albin Kurti të më demantojë vet ai, nëse takimet nuk kanë ndodhur. Nëse kam gënjyer, unë heq dorë nga jeta publike. Por, nëse nuk e ka thënë të vërtetën ai, duhet t’i kërkojë falje anëtarësisë së Lëvizjes Vetëvendosje, sepse nuk pranoj kërkim-falje nga ai”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë