Haxhiu thotë se PDK-ja nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës, mbesin në opozitë NULL NULL 24.09.2020 00:30 24.09.2020 00:30 Bekim Haxhiu, deputeti nga radhët e PDK-së, ka folur rreth asaj se a do t’i bashkohet kjo parti koalicionit që është tani në Qeverinë e vendit. “PDK do të jetë aty ku do partia dhe ku do votuesi i saj, dhe jo ku të tjerët e rreshtojnë. Ajo është në shërbim të qytetarëve”. “PDK është duke bërë më të mirën brenda Kuvendit për qytetarët e Kosovës, nuk e shohim vetenn për tu bërë pjesë e asnjërës palë, as të LDK-së dhe as të LVV-së, ashtu si e them unë të qeverive të mashtrimit”. “Ne e shohim vetën në opozitë, dhe llogaridhënien për situatën e tanishme qytetari duhet ta kërkojë nga ato parti”. “Nuk po shoh që është duke bërë ndonjë punë e mirë, si kjo si ajo qeveria tjetër nuk është se kam parë se kanë bërë diçka”. Haxhiu në Edicionin Special të Klan Kosovës ka thënë se nëse LVV-ja e ka zhvendosur miqësinë me SHBA-në përgjegjësia i takon LDK-së për këtë. “Nëse LVV-ja e ka zhvendos Kosovën nga miqësia me SHBA-në, përgjegjësia është e LDK-së, sepse Kurti është bërë kryeministër me votat e LDK-së”. “Konflikti që është prodhuar pastaj mes SHBA-së dhe BE-së, këtu ka humbur Kosova dhe nuk guxon të ndodh që Kosova të mbetet në situatë që të zgjedh mes BE-së dhe SHBA-së. Për këtë narracion të ngritur përgjegjës janë edhe LVV edhe LDK”, ka thënë Haxhiu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024