23:44, 25 Mars 2020

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë që sot Qeveria u rrëzua me mocionin e planfikuar nga Thaçi dhe Mustafa.

Haxhiu përmes një statusi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dëshpërohen sepse ky shtet do të bëhet dhe “do rikthehemi edhe më fuqishëm edhe më të fortë”.

Statusi i plotë:

Më 6 tetor, ju na dhatë mbështetjen për të qeverisur me vendin.

Që nga 3 shkurti, ditën kur u votua Qeveria, ne kemi punuar pa u ndalur për të jetësuar programin e zotimet tona, me ndershmëri e përkushtim.

Sot, Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa.
LDK, sikur edhe herëve të tjera, iu rikthye gjirit të vjetër, iu rikthye atyre që e zhvatën shtetin që 20 vite.

Ndryshimet që i nisëm për shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik e mirëqenien, arsimin e shëndetësinë, na lanë në gjysmë, LDK tradhtoi besimin e qytetarëve.

Të dashur qytetarë, mos u dëshproni sepse ky shtet do të bëhet dhe do rikthehemi edhe më fuqishëm edhe më të fortë dhe atë shumë shpejt dhe do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur!

Konkurs Pune

Lexo më shumë