Haxhiu: Reformat në drejtësi mund të na i sabotojnë, të na i vonojnë, por assesi të na i ndalojnë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhiu: Reformat në drejtësi mund të na i sabotojnë, të na i vonojnë, por assesi të na i ndalojnë

NULL NULL
25.03.2023 12:46

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Ligjit Prokurorial të Kosovës.

Haxhiu tha se reformat në drejtësi mund t’i sabotohen e vonohen, por assesi s’do t’i ndalohen.

“Nuk mund të qëndrojmë e të punojmë ndaras nga bota demokratike dhe uniteti i standardeve të saj. gjykatës kushtetuese iu deshën nëntë muaj që të nxjerrë aktgjykimin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, kjo është e paprecedent nëse arsyetimi paska qenë kaq i thjeshtë për rrëzimin e tij, atëherë pse u deshën nëntë muaj, pse na duhen nëntë muaj”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj, për Gjykatën Kushtetuese më i rëndësishëm është interesi individual i anëtarëve të KPK-së, i disa prej tyre, sesa ai i përgjithshëm dhe ndalimi i korperatizmit në një institucion të rëndësishëm për qytetarëve e sistemin e drejtësisë.

“Është paradoksale që gjykata kushtetuese thekson se përbërja aktuale e Këshillit Prokuroral të Kosovës është korporatiste, por në pikën e  fundit thotë që s’mund t’u ndërpritet anëtarëve të KPK-së mandati, përmes shortit, qysh e kemi paraparë ne”.

Haxhiu tha se qëllimi i Ministrisë së Drejtësisë ka qenë reformimi i Këshillit Prokurorial për të eliminuar grupet e interesit, për të mundësuar përbërje të re të këshillit për zbatim efikas të ligjit.

“Ne nuk kemi vepruar në krye në vete kemi konsultuar organet më të Komisionin e Venecias. Jemi të vetëdijshëm për pavarësinë e drejtësisë, por assesi s’pranojmë që në petkun e pavarësisë të bëhet korporatizimi”, ka shtuar ajo.

Ajo tha se Kosova është shkëputur nga bota demokratike dhe unitetit i standardeve ndërkombëtare kur bëhet fjalë për reformë në drejtësi.

“Delegimi i një anëtari jo prokuror nga avokati i popullit është gjetur si jo kushtetues dhe kjo është tërësisht befasuese për ne, duke marrë parasysh që vetë Komisioni i Venecias ka rekomanduar që në numër i caktuar i anëtarëve jo prokurorë mund të rezervohen për përfaqësuese të institucioneve të jashtme të pavarura, veçanërisht për avokatin e popullit. është thënë nga Venecia që s’është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare”, njofton Klankosova.tv

“Për të bërë të pavlefshëm një ligj kaq të rëndësishëm thuhet se është në kundërshtim me kushtetutën përderisa ky ligj sipas vlerësimeve të Komisionit të Venecias është në përputhje me standarde ndërkombëtare”.

Ajo tha se për Ligjin Prokurorial të Kosovës janë angazhuar, pos Komisionit të Venecias, edhe partnerët ndërkombëtarë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.