Lajmet e fundit

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, priti në takim lamtumirës Shefen në detyrë të BE-së në Kosovë, Eva Palatova.
Sipas komunikatës për media, Haxhiu e falënderoi Palatovën për bashkëpunimin dhe angazhimin e saj gjatë shërbimit në Kosovë, si dhe vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për proceset e rëndësishme të vendit, transmeton Klankosova.tv.
“Gjatë takimit, U.D. Presidentja Haxhiu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe të avancimit të mëtejmë të Kosovës në rrugën e saj evropiane. Ajo i uroi znj. Palatova suksese në angazhimet e saj të ardhshme”, thuhet në komunikatë.