Haxhiu për Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik: Nuk u përfillën kërkesat e sindikatave dhe organizatave NULL NULL 22.12.2022 12:40 22.12.2022 12:40 Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka kritikuar Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik që është hartuar nga Qeveria e Kosovës. Ai, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se nuk janë marrë parasysh kërkesat e organizatave dhe sindikatave që marrin paga nga buxheti i shtetit të Kosovës. “Ky do të duhej të ishte një prej ligjeve më të rëndësishme për punëtorët e administratës, për shërbyesit civilë, për mësimdhënësit, për profesionistët shëndetësorë, për ushtarët, për policët, për zjarrfikësit dhe për të gjithë ata që marrin pagë nga buxheti i Kosovës”. “Do të duhej të ishte si një lloj ditë feste për ta sepse deputetët, të zgjedhurit e tyre, janë duke e votuar dhe po e përmbushin një detyrë të atyre që me përkushtim dhe me profesionalizëm ushtrojnë funksionet shtetërore”. “Për fat të keq ky projektligj po vjen në votim duke u shpërfillur të gjitha kërkesat e sindikatave dhe organizate punonjëse që marrin pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu./ Klankosova.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova 130 mijë euro i kapi pak nga pak, pronarja e zbulon punëtoren në Malishevë dhe e çon në Polici 3 orë më parë