Haxhiu nis vizitat e paralajmëruara në Hagë NULL NULL 30.03.2022 18:54 30.03.2022 18:54 Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, i ka nisur vizitat e paralajmëruara në Gjykatën Speciale në Hagë. Haxhiu gjatë qëndrimit të saj do të ketë takime me disa nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga kabineti i saj ditë më parë u bë me dije se ministrja e Drejtësisë do të ketë takime me ish-zëdhënësin e UÇK-së Jakup Krasniqi, ish-eprorin e lartë Rexhep Selimi dhe të tjerët që po gjykohen tash e një vit si të akuzuar për krime të luftës. Por, jo edhe me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, të cilët kanë refuzuar ta takojnë atë. E ndërsa ambasadori i Kosovës në Holandë Dren Doli, u shpreh i lumtur t’i mirëpres ministren Albulena Haxhiu, nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevcin dhe të tjerët që janë në këtë vizite. Doli tha se do të jetë një javë mjaft e ngarkuar. “I lumtur t’i mirëpres në Holandë, Ministren e Drejtësisë nga Kosova Albulena Haxhiu, Saranda Bogujevcin, nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Z. Adnan Rrustemi Kryetar & Z. Erxhan Galushi anëtar i Komisionit Parlamentar për Legjislacion dhe Imunitete. Na pret një javë e ngarkuar”. Happy to welcome to the #Netherlands 🇳🇱, the 🇽🇰 Minister of Justice @albulenahaxhiu_, @SaraBogujevci – Vice-President of the Assembly of 🇽🇰, Mr. Adnan Rrustemi – Chairman & Mr. Erxhan Galushi – of the Parliamentary Committee on Legislation&Immunities. Busy week ahead. 🇽🇰🇳🇱 pic.twitter.com/7kPvvBEvyD — Dren Doli (@DrenDoli) March 29, 2022 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë