Haxhiu nesër udhëton për në Hagë, pritet të takojë ish-krerët e UÇK-së NULL NULL 28.03.2022 19:42 28.03.2022 19:42 Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, nesër do të udhëtojë për në Hagë. Qëllimi i kësaj vizite është të takojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen që një vit. Takimet pritet të jenë më 30, 31 mars dhe 1 prill. Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Flamur Pireva, këshilltar i ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu. Ajo do të jetë e shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci dhe deputeti Adnan Rrustemi, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ushtria e profileve të rreme: Si po e manipulon Qeveria Kurti opinionin publik? (VIDEO) 7 minuta më parë
Kosova "S'e ka kuptuar pyetjen", kontradiktat e komunës së Kamenicës për punëtorët që paguan e rrijnë në shtëpi (VIDEO) 24 orë më parë