Haxhiu: Në Qendrat për Punë Sociale ka shumë sfida e boshllëqe ligjore NULL NULL 19.04.2023 12:20 19.04.2023 12:20 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se në Qendrat për Punë Sociale ka shumë sfida e boshllëqe ligjore Kështu tha ajo në konferencën për prezantimin e analizës mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale, në aspektin ligjore, institucional dhe funksional. Ministrja u shpreh se raporti flet për shumë mungesa e boshllëqe ligjore. “Me qëllim të krijimit të një pasqyre sa më reale të këtyre shërbimeve, si ministre e Drejtësisë në fillim të muajit shkurt kam formuar një grup punues. Ky grup është udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë, sot kemi në dorë një analizë të qartë për nevojat dhe problemet Qendrave Sociale”, tha Haxhiu. Ajo tha se kjo gjendje nuk duhet të lejohet të vazhdohet nga niveli qendror e lokal. “Kur Qendra për Punë Sociale janë të mjaftueshëm për të kryer punën e tyre, do të kemi më pak raste të fëmijëve në rrugë, të rasteve të keqpërdorimit, të viktimave të dhunës seksuale. Jemi të përkushtuar qe të bëjmë maksimumin. Në këtë drejtim, do të punohet në krijimin e një skeme të qëndrueshme”, shtoi ajo./KP Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.