Haxhiu: Masakra e Reçakut është dëshmi e kryerjes së gjenocidit në Kosovë

Haxhiu: Masakra e Reçakut është dëshmi e kryerjes së gjenocidit në Kosovë

NULL NULL
1 week më parë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kujtuar viktimat e Maskarës së Reçakut, ku u vranë 45 civilë shqiptarë.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook tha se kjo masakër është dëshmi e krimit kundër njerëzimit dhe politikës së Serbisë për spastrim etnik.

“Sot kujtojmë 45 civil shqiptarë të paarmatosur të cilët u vranë në Reçak nga forcat policore e ushtarake serbe. Masakra në Reçak është dëshmi e krimit kundër njerëzimit dhe gjenocidit të kryer në Kosovë dhe e politikës së Serbisë për spastrim etnik të shqiptarëve.

Ajo tha se viktimat duan drejtësi, andaj nuk do të ndalen së punuari në këtë aspekt.

“23 vite pas, kriminelët dhe ata që orkestruan këtë krim makabër mbetën të lirë ndërkaq që të njejtit lartësohen në Serbi. Viktimat duan drejtësi dhe ne nuk do të ndalemi asnjëherë së punuari dhe në kërkesën për drejtësi!”, ka shkruar tutje Haxhiu.