Haxhiu lyp llogari për Kardiokirurgjinë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhiu lyp llogari për Kardiokirurgjinë

NULL NULL
06.05.2015 12:38
Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu tha në foltoren e parlamentit se prej hapjes së Kardiokirurgjisë ka pasur telaashe të shumta dhe mungesë stafi.

Mbyllja e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare për të cilën janë investuar 5 milionë euro, është përmendur edhe në seancën e sotme të  Kuvendit të  Kosovës.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu tha në foltoren e parlamentit  se prej hapjes së këtij reparti e deri më sot kanë pasur vështirësi të shumta.

Ai ka shtruar si dilemë se nëse është dashur që Kardiokirurgjia të hapet pasi sipas tij  që nga ajo kohë nuk ka pasur staf.

Po ashtu Haxhiu ka kërkuar llogaridhënie për ata që kanë penguar stafin e spitaleve tjera që një herë në javë të vijnë dhe të angazhohen në këtë repart.