Haxhiu ia kthen Deliu-Kodrës: Ligji për KPK-në lajm i mirë veç për juve NULL NULL 06.04.2023 11:48 06.04.2023 11:48 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, nuk është lajm i mirë për drejtësinë. Kështu deklaroi ministrja pasi deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se ky vendim në fakt është lajm i mirë. “Është lajm i mirë vetëm për juve si parti opozitare dhe për grupet e interesit brenda sistemeve të drejtësisë të cilët ia kanë zënë frymën sistemit të drejtësisë. Sa kanë përgjegjësi sistemi i drejtësisë për mosveprim dhe neglizhencë po aq keni edhe ju përgjegjësi që e keni ndrydhur e shtrydhur sistemin e drejtësisë për interesat e juaja personale”. “Me qeverinë Kurti nuk do të ndodhë më ashtu sepse sistemi i drejtësisë do të jetë i pavarur dhe transparent, efikas e llogaridhënës, por është lajm i keq edhe për qytetarët ky aktgjykim sepse ju e dini që një nga arsyet kryesore se pse ne si qeveri kemi marr mbështetje të madhe qytetare janë dy zotimet tona, drejtësi dhe punësim. Qytetarët e duan drejtësinë, e duan ligjin, e duan shtetin e së drejtës, aktgjykimi është lajm i keq për qytetarët për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit”, tha ministrja, njofton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.