Haxhiu: I propozova Konjufcës që ta hedhë në votim shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhiu: I propozova Konjufcës që ta hedhë në votim shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës

NULL NULL
19.04.2023 18:59
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë sot edhe një herë është dëshmuar se mazhoranca e tanishme në Kosovë nuk e ka më legjitimitetin për të udhëheq me vendin.

Kjo deklaratë e tij vjen pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, pasi ka dështuar të mbahet seanca, që fillimisht ishte paraparë të niste në orën 10, por për mungesë të kuorumit ajo u shty për në 12 e 30, por për problemin e njëjtë ajo prapë u shty, por tani për një ditë tjetër

” Mungesa e kuorumit në seancë parlamentare vie nga papërgjegjësia e deputetëve të zgjedhur të LVV-së”.

“Sot, pas dështimit të dytë të seancës së Kuvendit në mungesë kuorumi, i propozova kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, që ta hedhë në votim shpërbërjen e Kuvendit”, ka shkruar Haxhiu.