Haxhiu e Konjufca bëjnë homazhe në Likoshan dhe Qirez (VIDEO) NULL NULL 28.02.2024 16:49 28.02.2024 16:49 Haxhiu e Konjufca homazhe në Likoshan dhe Qirez Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në Likoshan dhe Qirez me rastin e 26 vjetorit të masakrës atje. Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë u rikujtua se në këtë masakër u masakruan mizorisht 24 shqiptarë, duke mos kursyer as foshnjet, as pleqtë e as gratë shtatëzëna. “Homazhe në Likoshan dhe Qirez. Në Likoshan dhe Qirez, 26 vite më parë, u masakruan mizorisht 24 shqiptarë, duke mos kursyer as foshnjet, as pleqtë e as gratë shtatëzëna”. “Pas kësaj ngjarje të kobshme, vrasjet masive ndaj popullësisë civile vazhduan gjithandej Kosovës me qëllim të spastrimit etnik, shfarosjes dhe dëbimit të shqiptarëve nga atdheu i tyre. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Likoshanit dhe Qirezit”, thuhet tutje në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Guri (LDK): Motra e Salih Zybës u pranu në konkursin e Ministrisë së Drejtësisë (VIDEO) 19 orë më parë