Haxhiu dhe Sveçla vizituan Leposaviqin në prag të zgjedhjeve - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhiu dhe Sveçla vizituan Leposaviqin në prag të zgjedhjeve

NULL NULL
20.04.2023 17:46
Haxhiu Sveçla

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e kanë vizituar sot komunën e Leposaviqit, në prag të zgjedhjeve që do të mbahen me 23 prill.

Ata kanë vizituar stacionin policor në Koshtovë dhe pikën e kontrollit te ura e Bistricës, njofton Klan Kosova.

“Me ministrin Sveçla vizituam Stacionin Policor në Koshtovë dhe Pikën e Kontrollit tek Ura e Bistricës. Nga afër pamë punën dhe angazhimin e policisë së Kosovës. I përgëzuam për angazhimin maksimal në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme”.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv