Lajmet e fundit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë, perspektivën evropiane të vendit, procesin e reformave dhe bashkëpunimin e mëtejmë me Bashkimin Evropian, transmeton Klankosova.tv.
“Orientimi euroatlantik i Republikës së Kosovës është i palëkundur. Vendi ynë mbetet i përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, reformave dhe avancimit të procesit të integrimit evropian”, ka deklaruar Haxhiu.
Ajo ka theksuar se Kosova e vlerëson lart partneritetin me Bashkimin Evropian dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit gjatë mandatit të Schuebel.