22:00, 26 Maj 2020

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se do ta respektojnë çfarëdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

“Nuk marr guximin të thirrem në joprofesionalizëm apo profesionalizëm të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Presim që në këtë moment të japë një rrugëzgjidhje”.

“Më e keqja është që Kuvendi nuk mund të punojë në bërjen e ligjeve. Për herë të parë në Kuvend 2/3 e deputetëve që janë përfaqësues të qytetarëve të vendit kanë shkarkuar një Qeveri. Ne [AAK] nuk e kemi kërkuar shkarkimin e Qeverisë. Për 52 ditë doli se është zhgënjim”, është shprehur Haxhiu në Rubikon të Klan Kosova.

“Mendoj se Kurti nuk e donte më vazhdimin dhe vet e preku partnerin – LDK-në në pikat kyçe ku e dinte se do të reagonte”.

Haxhiu ka thënë se vendi ndodhet në një periudhë nuk mund të lejohet të humbet më tepër kohë.

“Kuvendi është në një moment jo të volitshëm. Presim çfarëdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese”.

Haxhiu ka theksuar se Kurti s’kishte guxim të përballej me tema të mëdha dhe sipas saj, filozofinë që tentojnë ta proklamojnë është boshe.

“Shkarkimi i Qeverisë me 85 vota…Si Qeveri ka treguar joseriozitet që për 52 ditë nuk e ka sjell programin Qeverisës. Qeveria Kurti ka qenë pa program qeverisës”.

“52 ditëshi ishte stërzgjatje. Kurti nuk mundte ta barte si barrë dhe prishi marrëdhëniet me partnerin e vetëm. Në kohën e pandemisë Kurti kërkoi të prishej koalicioni. Shkarkimi i Veliut ishte shkas dhe e bëri me vetëdije të plotë. Ai aty e ka ditur se mocioni do të pasonte”.

“Kosova nuk ka pasë asnjëherë fitues të zgjedhjeve. Të jesh i pari nuk do të thotë se je fitues”.

Haxhiu: AAK respekton cilindo vendim të Kushtetueses

Haxhiu: AAK respekton cilindo vendim të Kushtetueses

Publiée par Klan Kosova sur Mardi 26 mai 2020

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë