Haxhinasto: Rruga e kombit, tarifa nën 5 euro NULL NULL 10.11.2015 13:30 10.11.2015 13:30 Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, pas një takimi me shoqatat e taksive është shprehur se “tarifa e propozuar nga kompanitë që marrin pjesë në tenderin për ‘Rrugën e Kombit’ është nën pesë euro”. Në një deklaratë për mediet Haxhinsato tha: “Janë dy oferta për “Rrugën e Kombit”, nën asistencën e IFC-së që është pjesë e BB dhe mund të them që në këtë moment po realizohen disa sqarime për ofertën e kompanive. Shumë shpejt do të dalë komisioni me një vendim për sa i takon cilësisë së kësaj oferte, interesit publik të saj. Tarifa e propozuar është nën 5 euro”. Ndërkohë, në takimin me shoqatat e taksive ministri tha se po shihet zbatimi i planit të informaliteti në transport, bashkërendimit të veprimeve që ky shërbim të jetë sa më i rregulluar, sa më i sigurt dhe sa më cilësor./Shekulli *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Guvernatori i Maryland thotë se rindërtimi i urës Key ka një rrugë të gjatë përpara 21 sekonda më parë