Haxhilerët e Kosovës nuk e dinin për tragjedinë në Mekë (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhilerët e Kosovës nuk e dinin për tragjedinë në Mekë (VIDEO)

NULL NULL
06/10/2015

Me kapelën e haxhiut u kthye në shtëpi.

Por, 83 vjeçari Avdullah Fejza, tani po pendohet se në Mekë nuk shkoi më herët.

Por pavarësisht vështirësive që ia shkaktoi mosha, plakut nga Fushë Kosova, nuk i rastisi të jetë dëshmitar i tragjedisë që ndodhi në Mina, ku gjatë haxhit mbetën të vdekur rreth 750 pelegrinë. Bile për rastin, ky thotë se lajmin e mori nga Kosova.

Kështu rreth 800  haxhilerë që kishin udhëtuar në Mekë, nuk e kishin idenë çfarë u kishte ndodhur qindra pelegrinëve të tjerë.

Haxhi Burhani thotë se ngjarja ne Mekë ka ndodhur shkaku  i pakujdesisë

Por pavarësisht se i shpëtuan tragjedisë, Klan Kosova, mëson se disa haxhilerë kosovarë janë ndarë të pakënaqur me tretmanin që ua ka ofruar Bashkësia Islame e Kosovës si organizatore e Haxhit.

Mirëpo, këto akuza janë hedhur poshtë nga sekretari i kësaj bashkësie,Resul Rexhepi.

Kronikë nga Rilind Matoshi.