18:10, 31 Mars 2019

Kryetari aktual i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka thënë se është neutral sa i përket kandidatëve që do të marrin postin e tij.

Ai këtë e tha pasi u akuzua se është duke anuar nga deputeti Anton Quni dhe ka lënë anash kandidatin tjetër, Driton Selmanajn, njofton Klan Kosova.

Avdyli tha se Selmanaj ishte në një udhëtim në Vjenë, prandaj edhe mungoi në përvjetorin e 29 të LDK-së në Prizren.

“Asnjë fjalë dhe asnjë përkrahje as mospërkrahje as publike as jopublike s’ka ndodhur për asnjë kandidat. Të dy deputetët janë asete shumë të çmuara të LDK-së , dhe jo vetëm ata. Prandaj edhe kjo festë s’kishte të bënte me anime por vetëm festim dhe apel për proces fer zgjedhor dhe ruajtje të unitetit”, ka shkruar ai.

“Unë si kryetar në shkuarje i degës, do punoj për një proces fer, atmosfere relaksuese, pa imponime dhe improvizime. LDK e fortë fillon nga Prizreni e gjithandej”.

Në këtë festë ishin edhe deputëtët Vjosa Osmani dhe Armend Zemaj, të cilët edhe mbajtën fjalën para të pranishmëve.

Ndërkaq, deputeti Driton Selmanaj dje i kishte thënë klankosova.tv se është i nderuar që do të përballet me deputetin Anton Qunin dhe se dëshiron që gjithçka të shkojë mirë në zgjedhjet e brendshme.

Zgjedhjet e LDK-së në Prizren: Tërhiqet Haxhi Avdyli, garë në mes Anton Qunit dhe Driton Selmanajt

Konkurs Pune

Lexo më shumë