20:22, 15 Maj 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar lidhur me lobimin e disa diplomatëve të huaj për heqjen e taksës si dhe prezentimin, siç shprehet ai, të planeve për ndarjen e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Bredhja turistike e disa diplomatëve të rangut të ulët fshehtas nga një kënd në këndin tjetër të Prishtinës, nga një zyrë në zyrën tjetër të institucioneve vendore, duke lobuar për heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë në këmbim të liberalizimit të vizave, është fyerje e radhës për instutucionet dhe qytetarët e Kosovës.

Kjo ofertë hileqare dhe diskriminuese e tyre dhe planet për asociacion me komptenca ekzekutive, apo projekti “kreativ” për sovranitet të dyfishtë, nuk janë asgjë tjetër përveç opcione me qëllim përfundimtar për ndarje të Kosovës.

Këto projekte janë të turpshme, dhe si të tilla, plotësisht të papranueshme, sot dhe gjithmonë. Kosova është një dhe e pandashme.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë