Hashim Thaçi: Agim Ramadani ishte pa parti - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hashim Thaçi: Agim Ramadani ishte pa parti

NULL NULL
11/04/2018

Sot po mbahet Akademia Përkujtimore për Dëshmorët e “Brigadës 138 Agim Ramadani” dhe rënies së heroit Agim Ramadani.

Presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë se beteja përgjatë kufirit në Koshare dhe Pashtrik ka vërtetuar parimin universal të UÇK-së – rënien e komandantëve nëpër beteja, njofton Klan Kosova.

“Me Agim Ramadanin u takova disa herë jashtë vendit por edhe në Shqipëri, para dhe gjatë luftës. Ai ishte njeri me vizion politik, i artit, shëmbëlltyra e njeriut. Ishte pa parti, ideologji”, ka thënë Thaçi.

“Qëllimi i tij ishte i qartë: Kosova nuk çlirohet pa luftë të armatosur”.

“Me Sali Çekajn u takova në Shqipëri. Kam dëgjuar më parë nga miqtë për të. Ishte njeri i urtë por i vendosur për luftë çlirimtare. Me Xhemajl Fetahun e takova shpesh. Ai qysh si nxënës kishte dëshmuar përpjekjet për lirinë e Kosovës. Ai kishte vendosmëri të çeliktë për çlirimin e Kosovës. Me Abaz Thaçin, ishim rritur në një mjedis të përbashkët. Prandaj nuk kishte qysh të ndodhte ndryshe përveç që Abazi të binte për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Thaçi ka thënë se pa luftën e UÇK-së dhe pa përkrahjen e saj nuk do të arrihej çlirimi i Kosovës./Klan Kosova/