Hashim Thaçi: Abaz Thaçi ishte shëmbëlltyra e bashkimit e të gjithëve që luftonin kundër Serbisë NULL NULL 16.05.2019 12:40 16.05.2019 12:40 Sot në Prishtinë është duke u përkujtuar në 20 vjetorin e vrasjes heroi, Abaz Thaçi. Presidenti i Kosovë, Hashm Thaçi ka thënë se Abaz Thaçi ka rrjedhur nga një familje patriotike, nga një rreth me origjinën e Hasan Prishtinës, njofton Klan Kosova. Presidenti ka thënë se heroi Abaz Thaçi ka qenë prej ushtarëve më aktiv dhe më të afërt me ushtarët që kanë shërbyer kudo nëpër luftëra, si Kroaci dhe Slloveni dhe më pas edhe në Kosovë. “Kur shpërthyen luftërat në ish Jugosllavi ai bashkë me shokët e tij ndihmuan ushtarët shqiptarë që të largoheshin nga luftërat e tjera për çka nuk kishin arsye që të qëndronin. Kudo që ishte Abazi malli për atdheun dhe Drenicën e tij të dashur bëri që ta braktiste Perëndimin dhe t’i bashkohej asaj për të cilën kishte lindur – luftë për çlirimin e Kosovës”, ka thënë Presidenti Thaçi. “Abazi ishte shëmbëlltyra e bashkimit të gjithë njerëzve që luftonin kundër Serbisë”. “Abazi ushtroi detyra të ndryshme, përgatiste të rinjtë për luftë, logjtistikë, mirëmbajtje të armës dhe angazhime direkte në istikamet e luftës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 56 minuta më parë