Hashim Llumnica, djaloshi me probleme në shikim që merret me krijimin e aplikacioneve (VIDEO) NULL NULL 13.03.2019 09:37 13.03.2019 09:37 Hashim Llumnica nga Lluzhani i Podujevës, ndonëse i verbër merret me krijimin e aplikacioneve për android dhe programimin e kompjuterëve. Qysh në shkollën e mesme kur edhe i’u shfaqën problemet me të pamurit, për këtë zotëri filloi një sfidë e re. Hashimi, i vazhdoi mësimet në Shkollën Speciale në Pejë në drejtimin fizioterapi. Më vonë, ai i përfundoi studimet në Fakultetin Filozofik në degën e Sociologjisë, e sot qëllimi i tij i vetëm është që përmes aplikacioneve dhe programeve të ndryshme në kompjuter, personave të verbër apo me shikim të dobësuar t’ua lehtësoj jetën. Para se ta fillonte krijimin e aplikacioneve, Hashimi ishte trajner i teknologjisë për personat me probleme në të pamurit. Duke qenë se një kohë të gjatë i është përkushtuar teknologjisë, ai sot përveç krijimit të aplikacioneve merret edhe me programim. Që nga aplikacionet e domosdoshme e deri tek lojërat, ky njeri mund të prodhoj gjithçka. Përmes punës së tij, vetëm brenda vendit tonë mund të përfitojnë mbi 7000 mijë persona që i kanë këto probleme. Ndonëse një numër i madh i tyre i përdorin krijimet e Hashimit, puna e tij nuk paguhet nga askush. Përderisa Hashimi pret rastin e tij të punësimit, secili që ka probleme me të pamurit dhe ka nevojë për aplikacionet e krijuara nga ai, pa pagesë mund t’i marrë ato duke e kontaktuar Hashimin në të gjitha rrjetet sociale përmes emrit dhe mbiemrit të tij Për detaje ndiqeni storien e gazetarit Kron Sadiku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 5 orë më parë