Hasani: Serbia do të izolohet – do t’i duhet të zgjedhë mes Rusisë e Perëndimit (VIDEO) NULL NULL 22.06.2025 18:05 22.06.2025 18:05 Hulumtuesja në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, Adelina Hasani, ka thënë se pas situatës së krijuar në Lindjen e Mesme, Serbisë do t’i vijë momenti ku do t’i duhet të zgjedhë se a është me Rusinë apo me Perëndimin. Hasani komentoi deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ditë më parë tha se gjeopolitika po ndryshon dhe se kjo do të jetë në favor të Serbisë. Ajo tha se situata e re gjeopolitike nuk do t’i shkojë për shtati Serbisë. “Serbia do të izolohet dhe do të vijë me një moment ku duhet të zgjedh se a është me Rusinë apo me Perëndimin. Hapësira e Serbisë që e ka shfrytëzuar deri më tani do të shkojë duke u ngushtuar”. “Deklaratat që i kemi dëgjuar nga Vuçiqi që gjeopolitika po ndryshon dhe kjo do të jetë në favor të Serbisë, me atë që po e shohim, nuk mendoj se do të funksionojë në favor të Serbisë sepse Perëndimi do të kërkojë se a është me Rusinë apo me Perëndimin”, tha ajo në “Info Magazine” në Klan Kosova. Tutje, ajo foli edhe për luftën hibride që Rusia e ka përdorur në Kosovë, duke i sulmuar pjesët më fragjile të shoqërisë. “Me atë që e kemi parë në Kosovë, sidomos Rusia çfarë metode përdorë është se cila pjesë e shoqërisë është më fragjile dhe ta sulmojë atë”, tha ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari britanik bën thirrje për shtensionim dhe zgjidhje diplomatike mes Iranit dhe Izraelit 56 sekonda më parë
Kosova Djegia e shtëpisë, familja dhjetë anëtarëshe mbetet pa kulm mbi kokë (VIDEO) 30 minuta më parë