Hasani (QKSS): Irani s’do sulmojë si ShBA-të, tutet se do fillojë Lufta e Tretë Botërore NULL NULL 22.06.2025 17:53 22.06.2025 17:53 Hulumtuesja në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, Adelina Hasani Hulumtuesja në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, Adelina Hasani, ka folur për situatën në Lindjen e Mesme, sidomos pas sulmeve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë ndaj Iranit. Hasani tha se pritshmëritë janë që do të ketë një lloj hakmarrjeje nga Irani dhe sipas saj, ky shtet jo lehtësisht do t’i kthehet diplomacisë. “Ajo që po e dëgjojmë edhe përmes medieve ndërkombëtare është se një zë i fuqishëm vjen nga Irani që jo lehtë do të kthehet në diplomaci, por do përdorë forma të ndryshme të hakmarrjes”. “Këtu duhet ngritur edhe një paralele, nuk mendoj që do të ketë një formë të njëjtë të hakmarrjes, sulm i njëjtë sic është bërë nga ShBA, pasi Irani është i frikësuar se situata mund të eskalojë dhe mund të përfshihen shtete të tjera të Lindjes së Mesme dhe Perëndimit, thjesht do të fillojë një luftë që na çon drejt Luftës së Tretë Botërore”, tha Hasani në “Info Magazine” në Klan Kosova. Tutje, ajo foli edhe për format e sulmeve që mund t’i përdorë Irani, duke thënë se forma e sulmit klasik ushtarak nuk do të jetë një zgjedhje, por më shumë do të jenë sulmet kibernetike. “Edhe pse nuk do të ketë zmbrapsje dhe deklaratat janë të tilla, nuk mendoj se do të jetë forma e sulmit klasik ushtarak, më shumë do të jenë sulmet kibernetike që do të mundohen zbutet ky sulm dhe mos të eskalojë më shumë situata në Lindjen e Mesme”, u shpreh ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 11 minuta më parë
Kosova Detaje nga aksioni në Prizren: Një personi iu gjet thikë brezi, përfundon në polici 2 orë më parë